VIDEO/ Rrëfehet protagonisti që bënte mundje me vlonjatin Bujar Leskaj: E munda dy herë
Një video e pazakontë është publikuar mbrëmjen e kaluar në pothuajse të gjitha mediat shqiptare, ndërsa ku protagonistë janë dy figura të njohura të politikës shqiptare si kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Leskaj, dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sali Shehu.
Ata shfaqen duke bërë mundje në lokal me një mikun e tij, dukshëm në qejf pas ndonjë dreke midis shokësh, dhe rolin e arbitrit e ka marrë përsipër ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu. Siç shihet dhe në video, kreu i KLSH e humbi raundin e parë, ndërsa tek i dyti u përpoq me të gjitha forcat për t’u hakmarrë por edhe këtë raund e ka humbur.
Po ashtu, në video dëgjohen edhe të përdoren edhe fjalë jo etike, në formë shakaje midis tyre, ndërkohë, Faxweb.al është interesuar për kohën kur është regjistruar kjo video duke qenë se salla të tilla janë ende të mbyllura.
Njëri nga protagonistët e mundjes ka folur për Faxweb.al. Skënder Hanxhaku ka thënë se pamjet në fjalë janë regjistruar gjashtë vite më parë, ndërsa ka shprehur habinë se pse janë nxjerrë së fundmi.
“Kjo video ka mbi 6 vjet, por nuk e marim vesh pse e nxjerrin tani dhe nuk ka kuptim”, tha Hanxhaku.
FaxWeb.al e ka pyetur këtë të fundit me humor për të shuar kureshtjen se e kishte mundur apo ishte mundur nga Bujar Lesakaj. Ai me të qeshur u përgjigj: Jo njeherë por e munda dy herë.