Basha: S’do humbasim asnjë minutë me një qeveri të dështuar. Zgjedhjet do i fitojmë!
Në një deklaratë të shkurtër për mediat kreu i PD Lulzim Basha tha se fokusi i partisë së tij kur të marrë pushtetin do jetë ringritja ekonomike e vendit.
Basha u shpreh se opozita do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do iu kthejë ekonominë shqiptarëve, pasi kjo qeveri ka zhvatur Shqipërinë.
“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ata që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike.
Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre.S’do humbasim asnjë minutë me një qeveri të dështuar”, tha Basha.