Sarandë/ Policia arreston 3 persona, i vjedhin të moshuarës 3.500 euro

Policia e Sarandë ka arrestuar ditën e sotëme në Finiq të Sarandës 3 persona, pasi kanë arritur të vjedhin një shtetase 77 vjeccare.

Sipas njoftimit të Policisë së Sarandës, 3 të arrestuarit ka vjedhur një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.

Njoftimi i policisë

Sarandë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Finiq të Sarandës, 3 persona ende të pa identifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe dhe kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.

Është ngritur një grup hetimor i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”./ Sarandanews/