Sarandë, aksidentohen maturantët gjatë manifestimeve të përfundimit të vitit shkollor
Gazetari nga Saranda, Agron Mema, ka raportuar se maturantët e Sarandës, janë aksidentuar sot gjatë manifestimeve të përfundimit të vitit shkollor.
“Aksidentohen maturantët e Sarandës gjatë manifestimeve të përfundimit të vitit shkollor të fundit të gjimnazit dhe hyrjes në provime.
Sipas burimeve konfidenciale , jo gjithshka ka kaluar në rregull sipas parashikimeve dhe palnifikimit festiv të hyrjes në provimet e maturës.
Sijatë një rutine tradicionale, makinat guidohen nga vet maturantët të cilët shkelin edhe rregullat e qarkullimit rrugor të qëndrimit në automjet, përveç se shumica nuk kanë as leje drejtimi.
Policia ende nuk po kontrollon situatën e festimeve maturante, megjithse e kemi shënuar vit për vit si fenomen të rrezikshëm për jetën e maturantve, ende asnjë masë kufizuese.
Urojmë që ky aksident të jetë pa pasoja serioze për jetën e maturantve të dëmtuar dhe të zënë sadopak mënd policia e shtetit për të marrë mas serioze në frenim të këtij fenomeni”, shkruan gazetari. /Sarandanews.com/