Shënohet rasti i parë me koronavirus në Sarandë! Një ukrainase me COVID-19
Rreth tre muaj pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë është shënuar edhe rasti i parë në Sarandë.
Ky qytet u konsiderua si një nga zonat e gjelbra, pasi nuk pati asnjë rast gjatë kësaj periudhe.
Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila prej 6 muajsh jeton në Shqipëri.
Mësohet se ditët e fundit ajo kisht shkuar me pushime nga Tirana në Sarandë së bashku me bashkëjetuesin e saj shqiptar.
Nuk dihet nëse bashkëjetuesi i saj është apo jo i infektuar, por ata shprehen se nuk kanë patur kontakte me qytetarë të tjerë në qytet, pasi jetonin në një apartament.
Ditët e fundit nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë, rastet me koronavirus janë shtuar.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.