Punimet tek shëtitorja revoltojnë Matilda Qurkun: “Saranda që doni”, nuk ka për t’ua falur shkatërrimin që po i bëni
Sekretarja e PD Sarandë, Matilda Qurku, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reagur në lidhje me punimet tek shëtitorja e Sarandës.
Reagimi i Qurkut vjen pas deklaratës së kryebashkiakut Adrian Gurma, i cili tha se shëtitorja do të përfundojë vitin tjetër.
“Kur qytetarët protestonin,ju thoshnit se nuk e donin zhvillim.
Kur ngulmonin se jo vetëm po prishnit identitetin e qytetit por shkaktonit dëme edhe në biznese,ju heshtnit.
E thoshnit me të madhe,se lungomarrëzia juaj do të ishte gati për sezonin turistik,atë sezon që nuk guxoni ta hapni se vetëm keni shkatërruar.
Bënit inspektime në gjoja punimet,që zgjasnin vetëm aq minuta sa duhej për një shkrepje aparati dhe e servirnit si sukses në ecurin e tyre,por sot thoni që do të duhet edhe 1 vitë për të përfunduar.
Si gjithmonë….Ju nuk zhgënjeni!
Mbushni çepat,shijoni karriket,por mos harroni:
“Saranda që doni” – nuk ju do,nuk ju ka dashur por nuk ka për t’ua falur shkatërrimin që po i bëni”, shkruan Qurku. /Sarandanews.com/