Plazh në kohën e Covid-19: Nga Italia, Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia, ja rregullat strikte që po ndjekin shtetet e tjera për të shmangur rrezikun e infektimit

Pavarësisht se zyrtarët dhe ekspertët janë përpjekur të kufizojnë ndjeshëm sezonin turistik veror për shkak të pandemisë, duket se plazhin nuk mund ta ndalë asnjë alarm i dhënë.

Rritja e numrit të vizitorëve në plazhet e Evropës Juglindore vijon të bëhet me rritme të larta duke tejkaluar çdo parashikim.

Megjithatë, autoritetet kanë marrë masa të rrepta për të garantuar shëndetin e qytetarëve dhe për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.

Më poshtë po pasqyrojmë disa nga masat kryesore që kanë ndërmarrë autoritetet në Greqi, Kroaci, Mal të Zi dhe Itali, të cilat kanë adoptuar rregulla dhe sjellje strikte që do të minimizojnë transmetimin e koronavirusit.

1. Greqi

-Siperfaqja minimale që duhet të zerë një çader me 2 shezllone është 16 m2;

-Maximumi i grumbullimit duhet të jetë 40 persona për 1000 m2;

-Dy shezllone për një çadër me distancë 1.5 m nga njëri-tjetri;

– Gjobë 20,000 Euro plazheve private për mos zbatim të masave;

-Plazhet publike janë hapur nga data 16 Maj, ndërkohë plazhet private dhe lokalet nga data 25 Maj.

2.Kroaci

-Makimumi i grumbullimit 15 persona për 100 m2;

– Dy shezllone për një çadër me distancë 1.5 m nga njëri-tjetri;

-Siperfaqja minimale që duhet të zerë një çadër me 2 shezllone është 16 m2;

-Një person për çdo plazh privat që higjenizon disa herë në ditë shezllonet;

-Dezinfektantë në vende të dukshme në plazh për perdorim nga publiku;

-Gjatë qëndrimit në det distanca mes personave duhet të jetë 1.5 m;

-Plazhet janë hapur më 16 Maj.
3.Mali i zi

-Siperfaqja minimale që duhet të zerë një çadër me 2 shezllone është 16 m2;

-Dy shezllone për një çadër me distancë 1.5 m nga njëri-tjetri;

-Dezinfektim një herë në 24 orë të ambjenteve të plazhit;

-Plazhet hapur nga data 16 Maj.

4.Italia

-Plazhet private me prenontim ( jo e detyrueshme);

– Matje temperature në hyrje të stabilimentit;

-Siperfaqja minimale që duhet të zerë një çadër me 2 shezllone është 10 m2;

-Dy shezllone për një çadër me distancë 2 m nga njëri-tjetri;

-Distanca midis njerëzve në ambjentet e plazht duhet të jetë minimalisht 1 m;

-Dezinfektim i plotë i ambjenteve të plazhit çdo 24 orë;

-Dezinfektim i shezlloneve para dorëzimit te klientët;

-Dezinfektantë në vende të dukshme në plazh për përdorim publik;

-Plazhet janë hapur që nga data 18 Maj.