SHIFRAT: Ja sa biznese në Sarandë kanë përfituar nga dy paketat ndihmëse të qeverisë

Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, ka bërë publike shifrat që biznesi i vogël ka përfituar nga ndihmat e qeverisë gjatë pandemisë.

POSTIMI I PLOTË I ALKET HYSENIT.

???? 3 172 punonjës, nën juridiksionin e Drejtorisë Rajonale Tatimore Sarandë, kanë përfituar nga dy paketat e qeverisë në ndihmë të biznesit të vogël dhe punonjësve që u prekën nga gjendja e fatkeqësisë si pasojë e Covid 19.
Shuma e destinuar është 1.7 milionë USD.

???? Mbi 4 000 paketa ushqimore të shpërndara për familjet më në nevojë, në Bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

/Sarandanews.com/