Ka qenë një nga mbështetësit e Enver Hoxhës, Tritan Shehu kujton i “lumtur” 20 shkurtin
20 shkurti, dita kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, është kujtuar ditën e sotme nga shumë politikanë.
Mes tyre që ka reaguar, është dhe deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu.
Është ironike reagimi i tij pasi Tritan Shehu ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të diktatorit Enver Hoxha.
Foto që po shihni më poshtë, është pikërisht Tritan Shehu në krah të Enver Hoxhës shkrepur më 6 shkurt 1967, si një nga nismëtarët më të përkushtuar për aksionin e madh komunist të prishjes së kishave dhe xhamiave.
Ndërkohë, që sot Tritan Shehu ka kujtuar i “lumtur” 20 shkurtin, duke e qujtur si dita e përmbysjes që simbolizonte shtypjen, izolimin, krimin, varfërinë, diskriminimin, depersonalizimin ndaj secilit që deshte të jetonte si njeri.
“Tashme cdo e “neserme” mund te jete Dita e permbysjes se Madhe!
Si sot 29 vite me pare, ne ate Kinoklub te mbledhur, veshtire se mund ta mendonim, qe e nesermja do te ishte “Dita e Madhe”.
Aty duke qendruar te vendosur e te bashkuar, studente e pedagoge sollen te nesermen, 20 Shkurtin, diten e permbysjes se asaj qe simbolizonte shtypjen, izolimin, krimin, varferine, diskriminimin, depersonalizimin ndaj secilit qe deshte te jetonte si njeri.
Dhe tashme perseri permbysjet e ndryshimet mund te vijne ne cdo te “neserme” mjafton te aspirohen, besohen ato, te luftohet per ato, ne vend qe te konformohesh me te “keqen”, ose kur maksimumi i asaj qe kerkon te besh eshte te perpiqesh te marresh rruget nga syte kembet, duke kerkuar shpetimin e aspiraten diku larg vendit tend.
Ne fakt kjo do te ishte vdekja morale e nje populli, nje fatkeqesi qe ai Kinoklub e perbuzi duke bere qe mbas disa oresh si tashti 29 vjet, te lindete e Nesermja.
Historia mund te perseritet, duhet patur besim e vendosmeri!”, shkruan Tritan Shehu. /Sarandanews/