Ukraina, e gatshme të nisë fluturimet e dedikuara turistike drejt Shqipërisë më 2 qershor
Ukraina është e gatshme të nisë fluturimet e dedikuara turistike drejt Shqipërisë më 2 qershor.
Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili zhvilloi një videokonferencë me zv. ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar.
“Në videokonferencë me zv.ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar, i ngarkuar për bisedime dypalëshe për hapjen e kufijve për fluturime të dedikuara, charter, i cili shprehu gatishmërinë të nisë me vendin tonë, fluturimet e dedikuara turistike më 2 qershor”, tha Klosi.
Ditën e djeshme Klosi zhvilloi një videokonferencë me ministrat e Turizmit të rajonit, ku u diskutua mbi hapat që duhet të ndërmerren, në respekt të vendimeve të organeve të shëndetësisë, për hapjen e kufijve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.