Shoqërohen nga policia 30 persona në 7 qytete, mes tyre Vlorë dhe Gjirokastër
Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në bashkëpunim me disa prokurori kanë organizuar operacion antidrogë në disa qytete.
Burimet njoftojnë se kanë nisur kontrollet me dron për të gjetur parcelat me kanabis.
Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar deri tani 30 persona, kryesisht janë persona që kanë qenë më parë të skeduar nga policia për kultivimin e kanabisit.
Operacioni po kryhet në Shkodër, Berat, Korçë, Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe periferia e kryeqytetit.