Rama: Shembja e Teatrit, lëvizje e vonuar prej dhjetëra vitesh! Me uzurpatorët u munduam dy vite e gjysmë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot shembjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e ri. I pyetur në News24 se përse kjo lëvizje e beftë erdhi në një kohë pandemie, Rama u shpreh: “Nuk ishte aspak e beftë, por ishim vonuar prej dhjetëra vitesh”.
Shefi i qeverisë tha se gjithçka ka ndodhur sipas procedurave dhe nga një plan për ta financuar projektin me PPP, tashmë ndërtimi i Teatrit të ri do të jetë 100% publik.
“Për dy vite e gjysmë, në atë institucion shtetëror, shteti nuk ka pasur asnjë kontroll. Pra ai institucion është menaxhuar nga një grup uzurpatorësh. Pikërisht për të mos shkuar në veprimin final duke u përpjekur t’i bindim, ikën 2 vite e gjysmë. Ata janë një grup njerëzish që nuk duan të dëgjojnë” – tha Rama referuar protestuesve.