Vlorë, gjendet pa jetë trupi i një 33-vjeçari
Trupi i pajetë i një të riu është gjetur sot pasdite ne lagjen ‘1 Maji’ në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima, ishte shpallur i humbur prej disa ditësh nga të afërmit.
Viktima është identifikuar si Martin Seleni 33 vjeç.
Seleni kishte humbur kontaktet me familjen që prej 3 Majit.
Shkaqet e vdekjes së të riut mbeten ende mister.
Priten rezultatet e autopsisë për të hedhur dritë mbi vdekjen e 33-vjeçarit.