Delvinë, maturantët rikthehen në gjimnaz me maska dhe duke respektuar distancimin social

Gjimnazi “Sulejman Delvina ” rihapi sot dyert per te mirepritur maturantet pas një periudhe mungesë për më shumë se 2 muaj.

Gjimnazistët sot kanë qenë të gjithë të pajisur me maska dhe duke ruajtur distancimin social.

E pranishme sot në gjimnazin “Sulejman Delvina” ka qenë dhe kryebashkiakja Majlinda Qilimi.

“Gjimnazi “Sulejman Delvina ” rihapi sot dyert per te mirepritur maturantet .
Mesimi do te kryhet sipas te gjitha rregullave dhe udhezimeve te marra nga Ministria e Arsimit.

Fale bashkepunimit te frytshem mes Bashkise Delvine ,Zyres Vendore te Arsimit Parauniversitar , Drejtorise se shkolles dhe Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor , u mundesua krijimi i kushteve qe çojne ne respektimin e te gjitha rregullave parandaluese ndaj COVID-19.

Besimplote ne qendrimin korrekt te maturanteve delvinjote ,perzemersisht u uroj atyre te finalizojne me sukses procesin mesimor dhe te realizojne ne kete menyre projektet qe lidhen me profesionin dhe te ardhmen e tyre”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/