FAKSIMILE/ Artur Roshi: E vërteta e punimeve tek lagja nr 4 në Sarandë dhe një përgjigje për portalin gjobëvënës
Nga Artur Roshi
Emocioni njerëzor shprehje e të vërtetës.Në zhargon,ata do të ishin b.q.lulishtesh edhe në se unë do kontrolloja emocionin.
Dje portali “Saranda Web”,për të marrë klikime dhe në interes të një individi mashtroi publikun në cënim të së vërtetës dhe të figurës time politike.
Ai shkruante,”Deputeti ndërton pa leje në Sarandë,rrebelohen qytetarët dhe ia prishin”.
Një gënjeshtër fund e krye.
I kërkova në telefon ta fshinte sepse binte ndesh me të vërtetën.
Mosreagimi i tij më motivoi të bëja një denoncim penal në Policinë Gjyqësore të Sarandës.
Unë kam një Leje Punimesh”Autorizim” nga Bashkia Sarandë Nr.34Prot,dt.29.04.2020,në mbështetje të vendimit të Gjykatës nr.23-2019-2067(963),dt.18.11.2019, të bëj shtrim me asfaltobeton të Servitutës së Kalimit.
Në vidion shoqëruese duken qartë bordurat e trotuarit (100*30*20cm) që shkarkoja për këtë qëllim.
Nocioni “shkarkim”,apo “magazinim” i bordurave nuk mund të njehsohet me nocionin “ndërtim pa leje”,edhe në rast se nuk do të kisha fare leje punimesh.
Portali shkuruante se kishte disa qytetarë të Lagjes nr.4, në Sarandë që “rrebeloheshin”, kur në fakt ishte vetëm një person në konflikt me mua i shoqëruar nga tre apo katër shokë banues në lagje të tjera të Sarandës.
Ky qytetar i vetëm i Lagjes nr.4,ishte shtetasi Ardit Cikuli kufi me pronën time,që i digjet shpirti për pronën publike,i cili pretendon se rrugën e ka personale dhe para disa ditësh kishte bllokuar rrugën,duke lënë makinën e tij në mes të rrugës që qiramarrësi i objektit tim të mos kalonte.(ilustruar në foton bashkëngjitur)
Ardit Cikuli që punon si drejtor i filialit të FiBank në Sarandë para disa ditësh kishte prerë ujin e pishëm që furnizohet objekti im sepse linja e ujit na paska kaluar në pronën e tij.
Ky veprim është jo vetëm një vepër penale(e dënueshme nga ligji),por edhe një vandalizëm që nuk justifikohet as në përrallat e fëmijëve,e cila personifikohet me kuçedrën.
Të terrorizon fakti se një drejtor filiali banke,që nuk e zë gjumi për pronat publike,linjën e ujësjellësit nuk e quan pronë publike.
Të vjen keq kur shikon një vend të bukur si Saranda,që ka edhe njerëz të tillë që në mënyrë djallëzore përdorin abuzivisht opinionin publik.Aq më tepër kur ky opinon publik krijohet i rremë nga klientë të bankës ku ai është drejtor filali.
Nervozizmi im ishte se inspektori i Bashkisë që erdhi thoshte se nuk e njoh këtë Leje,(të lëshuar po nga Bashkia,institucioni për të cilin punon),sepse nuk arrij ta konceptoj këtë logjikë,a-logjike.
Absurditet që ndoshta mund të justifikohet me marrëdhënie,favore dhe interesa ndërpersonale.
Perceptimi i tij se “shkarkimi” i bordurave të betonit për trotuarin ishte i jashtëligjshëm më shokoi.
Duke shkruar këto rrjeshta,po mendoj për emocionin që më përfshiu,dhe sërish them se në zhargon ata do të ishin b.q.lulishtesh edhe në se unë do ta kisha kontrolluar emocionin.
V.O: Në një status tjetër do të sqaroj kronologjinë e raportit tim të vërtetë,me pronën time që starton në vitin 1999.
Emocioni njerëzor shprehje e të vërtetës.Në zhargon,ata do të ishin b.q.lulishtesh edhe në se unë do kontrolloja…
Posted by Artur Roshi on Saturday, May 16, 2020