Rama publikon masat lehtësuese: Nga nesër, lëvizjet deri në orën 21:00, nuk duhen më autorizime

Nga dita e hënë fasha orare në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili publikon vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Rama shton se Bashkia e Fierit kthehet në zonë të gjelbër. Ai gjithashtu njofton se nuk do të ketë më nevojë për lëvizje në këmbë apo me mjete.

Kryeministri Rama:

???? Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:

???? FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR

???? HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA

???? FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00

???? HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE

VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE⛔️

???? QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI????

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht????

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal