Ambasada e Greqisë në Tiranë jep njoftim për datën e rihapjes së kufijve
Ambasada e Greqisë në Tiranë lëshoi një njoftim sot duke bërë të ditur se është shtyrë edhe një herë data e hapjes së kufijve me Shqipërinë.
“Zgjatet deri më 15.6.2020 në orën 23.00, vlefshmëria e ‘’Masave për ndalimin e hyrjes në vend të shtetasve të vendeve të treta”, thuhet në njoftimin ku Shqipëria përfshihet nga Greqia në vendet e treta.
Vendimi përcakton se këto masa ndaluese, vlejnë për vendet e tjera, por me përjashtim të atyre të shteteve të Bashkimit Europian dhe të Marrëveshjes Shengen.
Mbyllja e kufijve u bë gjatë muajit mars 2020 për kufizimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19’’, që ishin marrë me Vendimin e përbashkët me Nr. 19030/17.3.2020, të Ministrave të Mbrojtjes së Qytetarit, të Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme të Greqisë.
Edhe Shqipëria i ka mbyllur kufijtë me Greqinë që nga marsi dhe nuk ka njoftuar se kur do ti rihapë ato.