Hariz Mema apo Hariz Memja? Qytetarët ngrenë dilemën e “madhe” për numrin një të demokratëve në Sarandë
Numri një i demokratëve në Sarandë, Hariz Mema, duket se e ka të hershme pasionin e tij për humorin.
Në mënyrë të vazhdueshme ai vijon prodhimin e memeve pikante të cilat shkrijnë së qeshuri simpatizantët e tij.
Së fundmi ai sërish ka postuar një cikël memesh, ku ironizon kundërshtarët e tij politik.
Natyrisht që qyteti i Sarandës ka shumë probleme ashtu si çdo qytet tjetër që ka trashëguar dhe po trashëgon një sërë hallesh të cilat presin zgjidhjen.
Ndërkohë, alternativa që ofron numri një i demokratëve në Sarandë janë… memet. Ndaj dhe ndokujt mund t’i lindë e drejta të pyesi nëse quhet Hariz Mema apo Hariz Memja?./Sarandanews.com/