Adrian Gurma: Turistët polak frekuentojnë më shumë Sarandën, këtë vit do kemi çmimet 20% më të lira
Në emisionin e djeshëm në Opinion, tema e diskutimit ishtë çështja e turizmit që pritet të kemi gjatë këtij sezoni kur jemi ende në kohë pandemie.
Gurma tregoi se polakët janë turistët që preferojnë më shumë qytetin e Sarandës, madje kohët e fundit janë duke blerë edhe në shtëpi në këtë qytet.
“Akutalisht nuk ka polak në Sarandë. Patjetër që gjatë sezonit të verës ka dhe janë pjesa më dominante e turisteve të huaj që vijnë në Sarandë. Çmimet, klima dhe guidat turistike janë ato që pëlqejnë më tepër”, tha Gurma.
I pyetur nga drejteusi i emisionit nëse është e vërtet se polakët në Real State, po blejnë shtëpi në Sarandë, kryebashkiaku Gurma e konfirmoi një gjë të tillë.
“Po është e vërtet. Ka prej disa kohësh në Sarandë në pjesën e re të qytetit nga ish hotel Butrinti drejt rrugës së Ksamilit janë disa njësi që akomodohen kryesisht nga nordikët dhe një pjesë e turistëve polak që vijnë dhe pastaj kërkojnë që të blejnë në Sarandë”, u shpreh Gurma që në vijim tregoi dhe shifrën e turistëve që kanë vizituar vjet Sarandën
“Krahasimisht me 2018 kemi pasur një rritje që shkon diku tek 50-60 mijë turistë në krahasim me 2018. Totali duke llogaritur numrin e shtretërve, hyrje-daljet, duke llogaritur dhe vizitat sepse ne kemi indikator edhe viziat e përditshme. PSH, Butrinti vjet është vizituar nga 230 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë të huaj”, theksoi ai.
Në lidhje me prenotimet e anulluara për këtë vit, Gurma deklaroi: “Ka pasur tendencë për anullime, por për faktin se ne prej dy javësh jemi në zonën e gjelbërt, ka pasur një ngrirje të prenotimeve për 15- ditëshin e parë të qershorit sipas të dhënave që kemi me kontaktet e vazhdueshme që kemi me operatorët turistikë. Dmth presim situatën në vijim dhe ndoshta do të çlirohen këto kancelimet që janë bërë”
Gurma shtoi se në Sarandë nuk do të ketë rritje çmimesh, por ndryshe nga vitet e shkuara këtë sezon do të jetë 20% më lirë.
“Me të gjitha kontaktet që kemi pasur me operatorët turistikë ata kanë dhënë miratimin që situata patjetër që do të ndryshojë dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë rritje të çmimeve, megjithse unë dua të shtoj diçka që është specifike për Sarandën që do të kemi një paketë 20% më të lirë përsa i përket biznesit hotelier, krahasimisht me vitet e tjera këtë vit në Saranda do akomodohesh 20% më lirë”, përfundoi Adrian Gurma. /Sarandanews.com/