VIP-at shqiptarë thyejnë karantinën, shkojnë për festa në jug pranë detit
Edhe pse qeveria nuk e ka lejuar ende frekuentimin e plazheve për këtë vit, për shkak të pandemisë nga koronavirusi që kërkon distancim social e shumë kujdes në higjienë, VIP-at shqiptarë duket se nuk pyesin shumë për rregullat e vendosura.
Tundimi për të shijuar rrezet e diellit buzë detit duket se i ka gjetur më të dobët disa nga emrat e njohur të ekranit, sidomos ata të muzikës.
Nga Rovena Dilon tek Sinan Hoxha, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi, gazetari Eraldo Rexho e atletja Klodiana Shala i janë drejtuar këtë fundjavë Jugut të Shqipëri.
Në pamjet që ka postuar në Instagram këngëtarja Rovena Dilo, ata duken duke e shijuar shoqërinë e njëri tjetrit, me bikini në bregdetin e Borshit e gjatë darkave në ngrohtësinë e zjarrit.