I vuri flakën vetes me benzinë, në gjendje të rëndë burri në Vlorë
Një burrë nga Vlora ndodhet rëndë në spital pasi ka tentuar që të bëjë vetëflijim duke i vënë flakën vetes.
Burri, mosha e të cilit nuk dihet ende, është banor na lagjen Hajro Cakerri pranë Kuzum Babase.
Mësohet se pas një debati që pati me familjarët ai i ka vënë flakën vetes duke përdorur benzinë.
Për fat të mirë, ndërhyrja në kohë i ka shpëtuar jetën.
Gjithashtu mësohet se personi në fjalë si pasojë e flakëve ka pësuar djegie të shkallës së tretë në disa pjesë të trupit.
Aktualisht ai gjendet në spitalin rajonal Vlorë nën kujdes te mjekeve.