Ky është plani me 3 faza i Greqisë për hapjen e turizmit
Greqia po zhvillon një plan me tre faza për hapjen e sezonit turistik, pas mbylljes totale të kufijve për dy muaj për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Plani për rinisjen e turizmit, i cili përbën rreth 18 për qind të ekonomisë së vendit, u paraqitën para ligjvënësve në Parlament të hënën mbrëma nga Ministri i Turizmit Haris Theocharis.
Pjesa e parë e planit, u hartua nga ekipet teknike nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe përqendrohet tek protokollet e veçanta të sigurisë shëndetësore të dizajnuara për hotelet, anijet, jahtet, autobusët turistikë, aeroplanë dhe zona të tjera ku mblidhen turistët.
Kontaktet diplomatike përbëjnë pjesën e dytë të planit, me Greqinë që po zhvillon bisedime me qeveritë europiane mbi hapat që do të nevojiten për të rifilluar fluturimet dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.
“Nëse qeveritë gjermane, ruse ose amerikane nuk i ofrojnë siguri për të udhëtuar qytetarëve, atëherë asnjë turist nuk do vijë në Greqi. Ajo që kërkohet është diplomacia, “tha ministri grek i Turizmit, duke shtuar se turizmi i brendshëm gjithashtu do të forcohet.
Pjesa e tretë e planit përfshin një fushatë të re reklamimi publik që promovon Greqinë si një destinacion të sigurt dhe kontakte me operatorët turistikë dhe mediat ndërkombëtare për të përmirësuar imazhin e vendit.
Në një intervistë të transmetuar nga CNN të hënën, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vlerësoi se Greqia do të ishte rihapet për turistët në 1 korrik nëse lehtësimi i masave të bllokimit të nisura këtë javë do të vazhdojë pa probleme dhe zbatohen rregulla të rrepta shëndetësore.
“Eksperienca e turizmit këtë verë mund të jetë paksa e ndryshme nga ajo që keni pasur në vitet e kaluara, me më shumë distancim shoqëror, mbase nuk do të ketë bare të hapura, por prapëseprapë mund të keni një përvojë fantastike në Greqi”, tha kryeministri grek.