FOTO: Peshku i rrallë kapet në gjirin e Vlorës, shkaku ngrohja globale
Një peshk i rrallë për ujërat shqiptare ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në gjirin e Vlorës.
Quhet peshk gjalp, ndërsa hyn në familjen e peshkaqenëve.
Peshku i kapur peshonte rreth 41 kg ndërsa është gati dy metër i gjatë. Quhet ndryshe “rovetus pretiosus”, ndërsa është i pazakontë për ujërat tona.
Mbërritja e ekzemplarëve të tillë lidhet kryesisht me ngrohjen globale.