Rama ‘detyrë’ komuniteve fetare: Referojuni vendeve të tjera dhe sillni propozime konkrete për hapjen e kishave dhe xhamive, por pas 18 majit
Kryeministri Edi Rama u ka lënë “detyrë” përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve fetare që të shohin eksperiencën e vendeve të tjera dhe të sjellin propozime konkrete mbi mënyrën se si mund të kishat dhe xhamit për besimtarët.
Në mbledhjen që zhvilloi online, pas peticiont të besimtarëve, me përfaqësuesit, kreu i qeverisë shtoi se hapja do të jetë graduale pas 18 majit dhe se do të jenë vetë ata që do të zgjedhin mënyrën, por duke pasur në vemendje sigurinë shendëtësore të të gjithë qytetarëve që do të frekuentojnë kishat dhe xhamitë.
Më pas, propozimet e sjella do të shqyrtohen nga Komuniteti i Ekspertëve dhe do të jenë ata që do të thonë fjalën e fundit.
“Të jeni disponibël me personat që hartojnë masat lehtësuese për të pasur si mund të hartohen një kalendar gradual deri në normalizim të plotë, nëse ne do të hartojmë një kalendar të arsyeshëm, duke marrë në konsideratë eksperiencat e tjera, besoj që më 18 maj ku do të jetë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare.
Të fillojmë nga puna sot, të na propozoni me ide konkrete, si mund të mblidhen komunitete fetare duke ruajtur distanca.
Kjo është ideja, nëse jeni dakord ne menjëherë pas këtij takimi do ju kontaktojnë nga zyra dhe sigurisht do ballafaqohemi me komunitetin e ekspertëve sepse ai do të vendosë. Të merren parasysh eksperienca të ndryshme”, tha Rama.