5 Maji/ Adrian Gurma përkujton Dëshmorët e Kombit
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, në këtë 5 Maj ka përkujtur Dëshmorët e Kombit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale Gurma shkruan: “Lavdi dëshmorëve të Atdheut????????”
5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.