INTERVISTA/ Adrian Gurma tregon si COVID-19 ndryshoi axhendën, projektet dhe investimet e bashkisë

Situata me Covid19 në Sarandë, masat për mbrojtjen e qytetarëve, por edhe asistenca nga bashkia me paketa ndihmash për familjet në nevojë dhe pensionistët, kanë qenë pothuajse të përditshme në edicionet informative të lajmeve në Tele Joni.

Por përmes një interviste me qytetarin e parë të Sarandës, Adrian Gurma, mësojmë se si e ndryshoi Covid19 axhendën dhe projektet dhe investimet e bashkisë të programuara në buxhet.

Për kryebashkiakun Gurma situata e pandemisë ka sjellë ndikim jo të mirë edhe në fushën e turizmit, që siç edhe ai tha, “turizmi është aseti ynë kryesor, është buka jonë”, por fati që jemi futur në zonën e bashkive të gjelbërta na jep shpresën dhe besimin e mirë që të presim një sezon ndryshe në Sarandë, kuptohet brenda rregullave dhe normave të reja që na dikton situata, tha mes të tjerave, kryetari Gurma.

SPECIALE:Bashkia në kohë Pandemie… Intervistë me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma

Posted by Saranda Televizion on Saturday, May 2, 2020