Hariz Mema ankohet për rrugën Sarandë-Borsh: Vendosni sinjalistikën se po na rrezikoni jetën

Hariz Mema ka bërë një status këtë të shtunë për punimet që po kryhen në segmentin rrugor Sarandë-Borsh.

Mema është ankuar për mungesën e sinjalistikës duke kërkuar nga autoritetet që t’i vendosin sa më shpejt, pasi u rrezikohet jeta.

Postimi i plotë i Hariz Memës.

Rruge te mbetura rrugeve!

Segmenti rrugor Sarande – Borsh prej gati 3 javesh po kryhen punime, por keto pa asnje element sigurie.

Kjo rruge eshte bere burim aksidentesh per shume qytetare e kesaj zone, por jo vetem.
Duke qene zone e gjelbert levizjet jane bere shume te shpeshta, pasi qytetaret kane nevoje per sherbime shendetesore, veshmbathje, ushqime e me rradhe.

Neni 13 i Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise e percakton qarte menyren sesi kryhen punime per ndertimin apo mirembajtjen e rrugeve, gje e cila eshte shkelur me te dyja “kembet” nga autoritetet rrugore.

Partia Demokratike Dega Sarande dhe une si kryetari i saj (Hariz Mema), kerkoj me urgjence vendosjen e sinjalistikes perkatese, pasi rrezikohet jeta e qytatereve.

Mire qe nuk ndertojne, por dhe kur gjasme mirembajne e bejne anapodha duke rrezikuar jete njerezish.