Prefekti i Vlorës takim me kryebashkiakun dhe grupet e inspektimit të Sarandës
Prefekti i Qarkut Vlorë Falmur Mamaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë Sarandë Adrian Gurma.
Fokusi i takimit ka qenë për monitorimin në terren të bizneseve sipas nivelit të riskut, në zonën e gjelbër, grafik i ndarë sipas zonave policore, në kuadër të menaxhimit të situatës së masave lehtësuese covid-19.
Gjithashtu, Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takim me grupet e inspektimit të Bashkisë Sarandë për monitorimin në terren të bizneseve sipas nivelit të riskut, në zonën e gjelbër që përfshin territorin e bashkive Sarandë, Konispol, Finiq e Delvinë.
Të gjitha këto bashki nuk kanë pasur asnjë rast pozitiv me COVID-19 gjatë kësaj pandemie.