Ndryshojnë masat për fundjavën: Dalin prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, hapur ushqimoret dhe farmacitë
Kyreministri Edi Rama ka publikuar rregullat se si do të veprohet këtë fundjavë.
Ai shkruan se pensionistët mund të dalin të shtunën dhe të diel.
Ndërkohë që të dielën, do të lejohen të dalin të dy prindërit dhe jo vetëm nënat. Po ashtu, fëmijët që kanë të drejtë të dalin do të jenë të moshës deri në 14 vjeç.
Rama shkruan se të shtunën do të jenë hapur edhe ushqimoret dhe farmacitë, deri në orën 17:30.
Statusi i plotë i kryeministrit:
- TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00
- TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE
- TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30
- TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30
- – TË DIELËN TË GJITHA MBYLLUR
???? GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE
???? KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ