LISTA/ Kush janë bizneset që do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura
Nga data 27 prill në vend u hapën pjesa më e madhe e bizneseve. Por ato që frekuentohen më shumë nga shqiptarët do vijojnë të jenë të mbyllura.
Të parat janë lokalet dhe restorantet, për të cilat nuk ka një afat se kur do hapen. Edhe Qendrat Tregtare, berberët, parukeritë, palestrat dhe një sërë biznesesh të tjera, do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Bizneset që do qëndrojnë të mbyllura:
Baret
Restorantet
Berberët
Parukeri
Qendra Tregtare
Palestrat
Qendrat e Masazheve
Teatri
Kinematë
Klinikat dentare
Ambjentet sportive
Bilardot
Qendrat e Internetit
Transporti Urban