Vlonjatet “sfidojnë” koronavirusin, frekuentojnë masivisht plazhin
Temperaturat e larta, por edhe lajmet e mira që vijnë çdo ditë nga bluzat e bardha, kanë bërë që Vlora sot të ketë fluks të lartë qytetarësh nw qytet dhe plazh.
Bulevardi Vlorë-Skelë, Lungomarja e çdo lagje tjetër e qytetit ka qenë plot.
Shumica e qytetarëve janë pa masat anti Covid-19, por asnjëri prej tyre nuk ndihet i frikësuar.
Ditën e sotme janë parë dhe qytetarë të cilët lahen në det pa asnjë lloj frike nga situata apo dhe gjobat e policisë.
Petrit Braka, një 54 vjeçar nga Vlora vazhdon të frekuentojë detin e të notojë edhe pse rreziku nga covidi vazhdon.
Ai shprehet se zgjedhja më e mirë për këtë situatë është frekuentimi i detit i cili këto ditë ka qenë në një temperaturë të pranueshme për trupin.
Kur ka kaluar 1 muaj nga rasti i fundit me covid19 në Vlorë, qytetarët duket sikur nuk ndiejnë më frikën e fillimit dhe vazhdojnë rutinën e përditshme.