“Le ta marrin” – Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës
Behgjet Pacolli është tërhequr nga Aeroporti i Vlorës, duke thënë se nuk është më prona e tij. Ai ka shpjeguar në llogarinë e tij se pavarësisht se ka investuar mbi 310 milionë euro nga mjetet e tij financiare për aeroportin, ai nuk mund të luftojë me shtetin.
“Aeroporti është ndërtuar ekskluzivisht me mjetet e mia financiare. Janë mbi 310 milionë euro të investuara dhe të angazhuara në formë garancish. Vetëm Valon Ademi, si punëkryes, ka marrë mbi 35 milionë euro nga garancioni i MABCO-s.
Aeroportin — le ta marrin! Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë. Por mënyra se si po përdoret kjo fuqi është joligjore dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë shtet ligjor. Çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, koha do ta tregojë. Pa merak”, shkruan Pacolli.

