Sherri në Ksamil/ Familja Taraj: Ja si na e shkatërroi lokalin Albert Pashai
Një konfliktit i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku pronari i një hoteli në zonë, i identifikuar si Albert Pashaj, u dhunua barbarisht dhe pamjet e rënda bënë xhiron e rrjetit.
Sot në redaksinë e Vox News ka mbërritur një video nga personat që dhunuan Pashajn. Në pamje shihen dëmet e shkaktuara në “Sunset Beach bar” që familjarët e Agim Tarajt thonë se janë shkaktuar nga pronari i “Euro Hotel”, Albert Pashai.
Sipas tyre, Pashai ka hedhur pijet përtokë dhe ka fyer kamarierin, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me grusht.
Në pamje shihen karrige përtokë dhe xhama të thyer.
Familjarët thonë se Agim Tafaj nuk ka qenë pjesë e konfliktit, ndryshe nga si është raportuar, por është shoqëruar në polici vetëm si person në dijeni.

