Ardit Bido: Dola i pari në Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Rrugëtimi sapo ka filluar!

Ardit Bido u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një mesazhi në Facebook ai falenderon qytetarët për mbështetjen.

Faleminderit nga zemra për çdo votë që u hodh me besim!  Një rezultat spektakolar për Partinë Socialiste dhe një përkrahje e jashtëzakonshme për mua, që më renditi në krye të gjithë pellgut nga Borshi deri në Konispol.

Teksa presim edhe votën e diasporës, dua të shpreh mirënjohjen e thellë për 7360 zemra që më mbështetën në këtë rrugëtim. Ky është një mesazh i qartë besimi që më ka mbushur me përulje dhe përgjegjësi. Faleminderit që më nxorët të parin në bashkitë Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Mirënjohës për mbi 2 mijë qytetarë që më mbështetën në rrethin e Vlorës. Ky vlerësim më jep forcën për të ecur me të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri. Rrugëtimi sapo ka filluar. Dhe do ta bëjmë bashkë, deri në fund. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *