Rama: Në Shqipërinë 2030 do të ndërtohet aeroporti i ri i Gjirokastrës, do të jetë sezonal!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipërinë 2030 do të ndërtohet aeroporti i ri i Gjirokastrës, i cili sipas tij, do të jetë turistik.

Rama u shpreh se aeroporti aktual është funksional për aktivitetet sportive dhe fluturime sportive, duke shtuar se “ka rezultuar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut”.

Ai theksoi se projekti për aeroportin sezonal është gati dhe se “në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”.

“Tani më është shumë e qartë, si dhe pse deri në fund të kësaj dekade niveli i ekonomisë vendore në këtë qark do të rritet në mënyrë te ndjeshme sepse nga njëra anë turizmi, zhvillimi i agroturizmit, agropërpunimi që do të ketë mbështetje të veçantë, paketa e maleve, do i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave të thella, dhe aeroporti i Gjirokastrës që është funksional për aktivitetet sportive për fluturime sportive, ka rezultar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut.

Duke pasur këtë lidhje të shpejtë mes Gjirokstrrës dhe bregdetit rezulton nga ekspertiza ndërkombëtarë që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokstra dhe projekti, koncepti i përgjithshëm është gati. Kemi shumë besim, nuk është aeroport i madh si Vlora, por është aeroport turistik, sezonal dhe kemi shumë besim që në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *