Bledi Çuçi takim me romët në Vlorë: Ina Majko nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri ”Rama 4”

Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi takimin e rradhës e kishte me banorë të komunitetit rom dhe egjiptian. I shoqëruar nga kandidatja Ina Majko, e cila vjen nga radhët e komunitetit rom, Çuçi kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa vlerësoi kandidaturën e Majkos, ai tregoi arsyet përse zgjodhi pikërisht atë mes shumë aplikantëve të tjerë në platformën “Deputeti që Duam”.

”Nëse ne kemi të tjerët kemi pasur barriera në jetë, Ina ka pasur mure. Ajo ka ditur t’i kapërcejë këto mure, por duke ruajtur integritetin e saj personal. Ajo ka një CV të pasur dhe një profil të spikatur”, tha Çuçi duke treguar më tej edhe reagimin e kryeministrit Rama kur i propozoi Ina Majkon.

Po ashtu Çuçi rikonfirmoi edhe njëherë atë që është thënë publikisht prej kryeministrit Edi Rama, se nëse Ina Majko nuk arrin dot të zgjidhet deputete, do të jetë pjesë e qeverisë së re të PS-së pas zgjedhjeve të 11 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *