Ina Zhupa me fermerët e Metoqit: Asnjë ndihmë nga shteti, PD ka një plan të qartë për bujqësinë
Metoq – Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zhvilluar një takim me fermerët në fshatin Metoq, ku ka denoncuar mungesën e mbështetjes nga shteti dhe gjendjen e rënduar të bujqësisë në zonë. Sipas saj, infrastruktura rurale është lënë pas dore dhe fermerët mbijetojnë me shumë vështirësi.
Zhupa prezantoi programin e Partisë Demokratike për sektorin bujqësor, duke e cilësuar fermerin si “investitorin strategjik” të vendit. Ajo theksoi disa nga pikat kryesore të planit të PD-së për ringritjen e bujqësisë:
- Subvencion për çdo njësi prodhimi dhe çdo fidan të mbjellë
- Mbrojtje sezonale për prodhimet bujqësore
- Dalje e menjëhershme nga Ballkani i Hapur
- Karta ID si NIPT i fermerit për përfitimin e subvencioneve
- Harmonizim i TVSH-së për prodhimet bujqësore
- Subvencionim i naftës për fermerët
“Fermerët janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe meritojnë mbështetje reale, jo premtime boshe,” u shpreh Zhupa, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.