Damian Gjiknuri në Kishën e Shën Harallambit në Sarandë teksa përgatitej ceremonia e Epitafit. Ndeza një qiri me lutjen e madhe për triumfin e Ringjalljes, mirësisë dhe begatisë.
Damian Gjiknuri, vizitoi mbrëmjen e sotme Kishën e Shën Harallambit në Sarandë, teksa përgatitej ceremonia e Epitafit. Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe bashkëjetese fetare, Gjiknuri ndezi një qiri simbolik, duke u lutur për “triumfin e Ringjalljes, mirësisë dhe begatisë për çdo familje shqiptare”.
Ky gjest vjen në vazhdën e mesazhit të Partisë Socialiste për unitet, paqe dhe shpresë për të ardhmen europiane të vendit, ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.