Belinda Balluku: Në fund të vitit nis ndërtimi i Bypass-it të Sarandës, një investim prej 34 milionë eurosh

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar se ndërtimi i Bypass-it të Sarandës do të nisë në fund të vitit 2025. Deklarata u bë publike gjatë aktivitetit “Infrastruktura, arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030”, ku Balluku dha detaje të rëndësishme për këtë projekt strategjik.

Sipas Belinda Balluku, Bypass-i i Sarandës do të ketë një gjatësi prej 3.1 kilometrash dhe është një projekt i buxhetuar me një vlerë prej 34 milionë eurosh.

 

“Bypassi i Sarandës do të jetë 3.1 kilometra i gjatë dhe puna për ndërtimin e tij do të nisë në fund të këtij viti. Jemi në fazë të miratimit të projektit dhe është një projekt i buxhetuar,” – u shpreh Balluku.

 

 

Ndërtimi i këtij aksi rrugor pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e rënduar në qytetin bregdetar, i cili gjatë sezonit veror përjeton një fluks të lartë vizitorësh. Saranda është një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend dhe përballon një rritje të konsiderueshme të popullsisë gjatë muajve të verës, duke vënë në provë kapacitetet rrugore ekzistuese.

 

Projekti i ri i bypass-it synon të krijojë një qarkullim më të lirë të mjeteve dhe të përmirësojë përvojën e vizitorëve dhe banorëve të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *