Nga biznesi në politik, Vasil Llajo si kandidat për deputet i PS: Vendosa t’i bashkohem për të kontribuar për ëndrrën europiane
Biznesmeni dhe mjeku i njohur Vasil Llajo është bërë pjesë e listave të Partisë Socialiste, për kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.
Për të folur më shumë lidhur me këtë kandidim, në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan ai tregon se si e morri vendimin që të futet në politikë. Llajo shprehet se biznesi duhet të jetë ai që kontribuon në politikën kombëtare.
Pse ky vendim si erdhi?
Vasil Llajo: Është një ecuri e tërë e mendimit dhe pastaj e vendimit dhe veprimit. Ardhja ime në politikë ishte pothuajse pas një mendimi të qartë dhe të pjekur për arsye se nisi aktiviteti im mjekësor, biznesmen, familjar, aktivitete të mia të suksesshme, erdhi në një moment që në politikë duhet që të fillojmë dhe ne që supozohet që jemi biznesmen të krijojmë edhe një staturë politike, pra ne të fillojmë dhe të ndikojmë mbi jetën politike dhe parlamentare të vendit tonë. Ka filluar që biznesi duhet të jetë ai që kontribuon në politikën kombëtare, sociale apo politikën ekonomike të çdo vendi. Ishte një mendim i gjatë në kohë sepse nga momenti që u hodh idea për të qenë pjesë e Parlamentit kanë kaluar disa muaj.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Llajo ka zbuluar se ky nuk ka qenë propozimi i parë që i ka ardhur nga partitë politike për tu bërë pjesë, edhe pse ai nuk është se e kishte parë veten pjesë të politikës.
“Unë që të bëhesha pjesë e politikës nuk e kisha menduar të isha unë personalisht, por të tjerët kanë menduar duke ardhur dhe duke bërë propozimet e tyre përkatëse që unë të jem pjesë e politkës. Kjo nuk është ftesa e parë dhe as e vetmja. Ftesa e parë ka qenë në vitin 1997 dhe e dyta në vitin 2005, ftesa e tretë ka qenë në 2021 dhe ftesa e katërt…”, shprehet Llajo.
Po ashtu kandidati Llajo ka treguar se pse ka besuar në Partinë Socialiste.
“Pse në Partinë Socialiste? Është forca që ndoshta sot është forca më e strukturuar dhe më synimin që ka për të na çuar drejt BE është një ëndërr për të cilën të gjithë shqiptarët duan ta realizojnë dhe mendoj se si një forcë që do ta bëjë dhe si e tillë vendosa t’i bashkohem për të kontribuar në këtë ëndërr të gjithë shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes së madhe Europiane”, thotë biznesmeni.