Ina Zhupa takim me gazetarët lokalë në Sarandë: Diskutim mbi fushatën dhe programin elektoral të opozitës

Kandidatja e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Ina Zhupa, zhvilloi një takim miqësor me gazetarët lokalë në qytetin e Sarandës.

Në një atmosferë të hapur bashkëbisedimi, Zhupa vlerësoi rolin e medias lokale si njohëse të mirë të zhvillimeve në qytet dhe si kontribuuese kyçe në mbulimin profesional të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

“Me pyetjet e tyre më dhanë mundësinë të shpjegoja më shumë për programin tonë elektoral, për kalkulimin e votave dhe për rezultatin e fitores së koalicionit opozitar”, u shpreh Zhupa në një postim në rrjete sociale.

Takimi u përqendrua edhe në diskutimin për prioritetet e koalicionit dhe mënyrën se si media mund të ndihmojë qytetarët të informohen më mirë për alternativat politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *