Anila Denaj largohet nga Saranda, kandidon në listën e hapur në qarkun e Tiranës

Deputetja Anila Denaj do të largohet nga zona e Sarandës dhe do të kandidojë në listën e hapur të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit.

Pavarësisht se kishte nisur punën në Sarandë dhe ishte angazhuar për përmirësimin e kushteve në këtë zonë, Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta spostojë Denajn në kryeqytet për të përfaqësuar më mirë interesat e Tiranës.

Ky ndryshim vjen pas një serie ndryshimesh dhe rinovimesh të listave në qarkun e Vlorës, ku përveç emrit të Denaj, janë përfshirë katër emra të rinj si Ardit Bido, Gjergji Merkuri, Vasil Llajo dhe Ina Majko, të cilët do të përfaqësojnë këtë zonë në zgjedhjet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *