Qytetarët kundër Adriatik Lapajt pas skandalit të vjehrrit të tij në falsifikime pronash
Përkundër përpjekjeve të tij për të paraqitur veten si një figurë të ndershme në politikë, Adriatik Lapaj ka hasur një kundërshtim të fortë nga qytetarët pas skandalit që lidhet me vjehrrin e tij, Alltun Cela.
Ky i fundit është përfshirë në falsifikime pronash në Sarandë, një veprim që ka tronditur opinionin publik dhe ka minuar besimin ndaj Lapajt.
Edhe pse Lapaj ka promovuar një imazh të pastër dhe të pa korruptuar, lidhjet e tij familjare dhe përfshirja e vjehrrit të tij në skandale ka rrëzuar gjithë propagandën që ai ka ndërtuar për veten.
Qytetarët e Sarandës e kanë shprehur hapur revoltën ndaj këtij skandali, duke përdorur komente të ashpra.
Një qytetar shprehet: “Të gjithë njësoj janë. Kush thahet më shumë plehrat, janë po ata që bëjnë llogaritë e pista.”
Një tjetër koment ka qenë: “Bëni Alltunin deputet… se e shetë gjithë Sarandën!”
Disa qytetarë të tjerë kanë theksuar: “Asgjë s’kanë me djersë, me vjedhje dhe me drogë janë pasuruar.”
Këto reagime të qytetarëve tregojnë një ndjenjë të thellë zhgënjimi dhe mosbesimi ndaj politikës, si dhe ndaj figurave që përpiqen të paraqiten si të ndershëm, por që lidhen me skandale të tilla. /Sarandanews.com/