Vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Cela i përfshirë në falsifikime pronash, Lapaj “shitet” si i ndershëm në politikë
Emisioni “Stop” publikoi dje një skandal falsifikimi pronash në Ksamil, ku Suzana Isufaj ka përfituar 100 hektarë pronë përmes dokumenteve të parregullta.
Ajo ka përdorur një prokure të skaduar që i ishte dhënë nga babai i një të afërmi për t’u bërë pronare e pronës.
Në këtë manipulim ka qenë i përfshirë dhe Alltun Cela, ish-kryetar i Gjykatës së Sarandës, i cili është edhe vjehrri i Adriatik Lapajt, kryetarit të partisë “Shqipëria Bëhet”.
Por mjafton të shikosh se çfarë pislliqesh ka bërë vjehrri i tij Alltun Çela si ish kryetar i gjykatës së Sarandës, mjafton për të rrëzuar gjithë propagandën e tij.
Lapaj, i njohur për imazhin e tij të “ndershëm” në politikë, është lidhur me korrupsionin e vjehrrit të tij, i cili është shkarkuar nga Vettingu për korrupsion madhor dhe në sallën e shkarkimit të tij ka qenë i pranishëm dhe dhëndrri Adriatik Lapaj./Sarandanews.com/