2 sherre, 8 persona të proceduar penalisht në Sarandë. 7 prej tyre të moshës 16-19 vjeç

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori për shtetasin K. B., 33 vjeç, dhe dy shtetas të mitur, 16 dhe 17 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 04.03.2025, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht shtetasin R. D., 43 vjeç.

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit B. A., 19 vjeç, G. M., 19 vjeç, L. M., 18 vjeç, F. P., 21 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 04.03.2025, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *