Shërohen 4 mjekë dhe infermierë të prekur nga COVID-19, mes tyre Skënder Brataj dhe Andi Koraqi
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koqari janë shëruar dhe po ashtu edhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme.
Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.
Postimi i Ministres Manastirliu:
#LajmetëMira për stafet mjekësore ????
Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19????????
Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit✅ Deri tani 3️⃣6️⃣ personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19 ✅
2️⃣4️⃣8️⃣ pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me ????#COVID-19????
#FORCA