Hipokrizia e Shpëtim Idrizit: Bashkohet me Vangjel Dulen në koalicionin me Berishën për një mandat deputeti
Një ngjarje sa e “pabesueshme” po aq dhe hipokrite po ndodh në politikën shqiptare, ku Shpëtim Idrizi, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kundër Vangjel Dulës, ka kaluar në një koalicion me të, duke u bashkuar me Sali Berishën dhe grupimin e tij vetëm për të siguruar një mandat deputeti.
Për disa vjet, Idrizi e ka kritikuar Vangjel Dulën dhe ka deklaruar se nuk mund të qëndronte kurrë në një koalicion me të.
Kjo ka ndodhur kur ai ishte pjesë e koalicionit me Edi Ramën, dhe u largua pas tentativës së Kryeministrit të afronte Dulën në koalicion.
Idrizi e quajti atë një hap të papranueshëm dhe e cilësoi si të pabesueshëm për çdo përpjekje bashkëpunimi.
Por tani, ai është kthyer në të njëjtin koalicion me Dulën, duke shkelur të gjitha ato që ka thënë më parë dhe duke fyer jo vetëm parimet e tij, por edhe komunitetin çam që ka mbështetur gjithmonë, të cilët kanë ndjerë tradhëti nga ky ndryshim drastik.
Kjo ndryshim i qëndrimit të Idrizit ka ngjallur reagime të forta nga publiku dhe ka bërë që shumë të vënë në dyshim sinqeritetin dhe integritetin e tij politik.
Tashmë, ai po e vë interesin e tij personal për një mandat deputeti mbi parimet dhe besnikërinë ndaj atyre që e kanë mbështetur.