“1.7 milionë euro nga Saranda në Greqi”, zbulohet “koka” që drejtonte grupin kriminal (EMRI)
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me grupin kriminal që u kap ditën e djeshme gjatë operacionit të kryer në bashkëpunim me policinë e Shtetit, ku rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës, 4 shefa të komisariateve të policisë.
Sipas gazetares Klodiana Lala, grupi i trafikimit të lëndëve narkotike drejtohej nga Kristo Qirici, i cili është vëllai i Edmond Papës që është vrarë në Tiranë.
Ajo është shprehur se grupi i quajtur “Papa” ka pasur konflikte me grupin e Adriatik Kalemit dhe Aleksandër Sadikaj, i cili është vrarë në afërsi të TEG-ut me lëndë plasëse eksploziv.
Gjithashtu, SPAK është shprehur se shtetasi nën hetim Xhino Nebi në 17 shtator të 2020 qarkullonte me makinë dhe mbante armë zjarri pa leje në qytetin e Sarandës.
Sakaq, nën hetim është dhe Eldian Allushi, ku sipas SPAK ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësi i policisë personi, duke ndjekur këshillat e tij është zbuluar se po ashtu mbante armë zjarri pa leje në automjet e ka marrë përsipër një shtetasi tjetër i mitur, i cili më pas është arrestuar nga oficerët e policisë.
Ndër të tjera, shtetasi i mitur ka qenë duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin e mësipërm ku ndodhej dhe arma, mjet i cili i ishte dhënë nga shtetasi nën hetim Xhino Nebi.