Zgjedhjet e 11 majit/ MEGA e grekëve mbetet ‘peng’, dy kryetarët Kristo Kiço dhe Leftsherr për vulën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistron 39 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kur duhen edhe 9 orë nga përfundimi i afatit (mesnata e 25 shkurtit).
Deri më sot ishin regjistruar vetëm 15 nga partitë që kishin dorëzuar kërkesë, teksa i bashkohen edhe 24 të tjerat në radhë.
Në fletën e votimit do të përfshihen vetëm koalicionet, pasi me numrin e madh të partive, përmasat e fletës së votimit do të ishin jashtë normales dhe jo praktike për zgjedhësit.
Një tjetër detaj që ra në sy është sherri brenda partisë minoritare greke “Mega”, ku dy kryetarët e pretenduar po zihen për vulën dhe kërkojnë regjistrimin nga KQZ.
Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” ka prej kohësh përplasje. Kristo Kiço ka paraqitur kërkesë për ta regjistruar në emër të tij dhe ka sjellë vërtetim nga regjistri gjyqësor që është kryetar. Kurse Lefter Nika ka sjellë një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, se ai është kryetari i ri i partisë.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar një vendim të formës së prerë.
“Sillni vendim të formës së prerë për ndryshimin e kryetarit, ndryshe do regjistroj atë që rezulton në regjistër si kryetar”, tha ai.