Ca orë pas intervistës vjen dhunimi

Nga Thoma Nika

Kisha lënë takim pak para mesditës së djeshme me Arben Çipën. Si përherë, korrekt dhe i vetësakrifikuar në oraret e veta, gjeti kohën që ritmit të ditës së tij t’i japë një spacio për të folur për mediat. Kthehej ngs eventi i marrjes së Çmimit Special të Exelencës në Turizëm. Por dukej qartazi se entuziazmi i trofeve nuk qëndron gjatë, tek njerëzit që shikojnë përpara dhe bëjnë përpara.

Prandaj kësaj teme i la vetëm pak sekonda, sa për kortezi. Sepse duhej parë tek ajo që vjen e jo që ikën. Folëm gjatë dhe për disa tema njëherësh. Më foli për pjesëmarrjen në Panairin e Berlinit, duke mos e fshehur entuziazmin, që Saranda do të jetë e privilegjuara e tij, si asnjë Bashki tjetër shqiptare. Energjia e tij intelektuale nuk ndalet, edhe kur i kërkoj të më flasë për kronikën me temën “delikate” se si është dhe si duhet të jetë bashkëveprimi mes strukturave qendrore me ato vendore. Beni, energjik në natyrë dhe mendjehapur, vë thekse atje ku praktika ecën në drejtim të kundërt me akrepat e orientimit të tij.

Thekset e tij janë të qarta e pa ekuivoke, duke nënvizuar kërkesën që ata që bëjnë turizëm të mos pyeten të fundit për akte të reja që dalin, apo për ndryshime në menazhimim e plazheve. Sikurse ka një qëndrim të vetin, në respekt të veçorive të Sarandës, kur fjala është që ti si Ministri t’u kërkosh hoteleve ngritjen e impianteve të ujërave të ndotura.
Na u duk sikur temat i kishim ezauruar, kur Beni më kthen nga rruga. Diçka iu kujtua se nuk duhej lënë pa trajtuar dhe se ajo duhej me patjetër të bëhej pjesë integrale e intervistës sonë.

“Të flasim edhe për “turizmin blu”, -tha- Është shumë e rëndësishme, është dritarja nga e cila Saranda do të shohë e do të trokasë në të nesërmen e saj turistike”.
Ai u kënaq dhe mua më mbushi ndjesia e tij e kënaqësisë, e ardhur ngaqë kishim cekur kaq shumë tema nevralgjike. Tani në Galerinë e telefonit tim unë kisha kaq shumë fasha drite, të hedhura nga një ekspert i vërtetë dhe pasionat i Turizmit, mbi atë që mund të quhet projeksioni turistik i Sarandës 2025 dhe përtej…

Vetëm pak orë do të kalonin nga ato momente, kur Arbeni do të përballej me tipa që turizmin duan ta bëjnë me muskuj, me grushta, me slloganin “tokë e xanun”. Mosbesues ndaj lajmit të përdorimit të dhunës mbi të, i telefonoj. “Po,- më thotë- kështu e kështu më ndodhi. Më kanë prishur në fytyrë. Ndjehem keq, por nuk jam keq. I bëra çfarë bëhet në këto situata”.

– Më thuaj çfarë mund të bëj unë?- e pyeta.
Por pyetja ime nuk u dëgjua më anën tjetër të telefonit. Mbeta i ligështuar. Nuk dija çfarë të bëja. Nuk bëra lajmësin, por bëra atë që çdo mik do ta bënte në këto rrethana. I shkuajta Lushit, që, atje, në Shkupin ku oeganizohen Ditët e Miqësisë mes gazetarëve të rajonit, të gjente mënyrën për t’ia thënë Sandrit, për çfarë kishte ngjarë, pa e vënë në alarm.
Vetveten e qortoja se si nuk zgjata edhe ca intervistën me Arbenin. Ndoshta kështu do ta “pengoja” të shkonte të përballej me përdhunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *